Te vleresosh per te nxene ne institucionet e arsimit te larte
KUB organizoi më 28 shtator 2017, seminarin e trajnimit me temë "Të vlerësosh për të nxënë në institucionet e arsimit të lartë" me pjesëmarrjen e stafit akademik të universitetit, nën drejtimin e Assoc. Prof. Dr. Tidita Abdurrahmani. Tema u zgjodh duke marrë parasysh faktin se vlerësimi luan një rol domethënës në mënyrën se si mësojnë studentët, motivimin e tyre për të mësuar dhe si metodat e mësimdhënies të përdorura nga lektorët. Qëllimet e ndryshme për të cilat është përdorur vlerësimi u diskutuan gjatë seminarit ku u vëmendja përqëndrua në vlerësimin për të nxënë, veçanërisht në faktin se vlerësimi i ndihmon pedagogët të fitojnë njohuri për atë që kuptojnë studentët në mënyrë që të planifikojnë dhe drejtojnë mësimdhënien dhe të japin informacione të dobishme për studentët. Gjatë seminarit u theksua se vlerësimi për të nxënë luan një rol të rëndësishëm për të mbështetur dhe përmirësuar të nxënit e studentëve dhe duhet të jetë i balancuar, ku pjesa më e rëndësishme është interpretimi dhe përdorimi i informacionit që grumbullohet për qëllimin e synuar.
Vlerësimi duhet të përfshihet në procesin e mësimit duke u lidhur ngushtë me kurrikulën dhe mësimdhënien. Stafi akademik dhe studentët duhet të punojnë drejt arritjes së rezultateve të kurrikulës dhe vlerësimi duhet të luajë një rol të vazhdueshëm në organizimin e mësimdhënies, duke udhëzuar hapat e ardhshëm të studentëve dhe duke kontrolluar progresin dhe arritjet e tyre. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga universitetet ku kanë studiuar dhe përvojën personale në aktivitetet e tyre të mësimdhënies për të përfunduar se lektorët përdorin strategji të ndryshme për vlerësim dhe i përshtatin ato sipas qëllimit të vlerësimit dhe nevojave individuale të studentëve.