Rreth QAC
Komisioni i përhershëm për sigurimin e cilësisë institucionale është organ kolegjial që kryen funksione në lidhje me garantimin e standardeve të cilësisë institucionale dhe programeve të studimit. Komisioni kryen funksionet e mëposhtme:
- Miraton politikat dhe procedurat për sigurimin e cilësisë.
 - Miraton standarde dhe procedura që zbatohen në mënyrë uniforme në njësitë e institucionit, duke marrë për bazë profilin e IAL.
 - Përcakton kritere dhe masa që mundësojnë të identifikohet suksesi dhe mospërmbushja e objektivave në veprimtarinë e institucionit.
 - Miraton, monitoron dhe kryen vlerësime periodike të programeve, në bashkëpunim me njësitë e tjera të Kolegjit.
 - Monitoron sigurimin e cilësisë së stafit akademik.
 - Koordinon ndërlidhjen me njësitë e tjera kryesore dhe bazë të institucionit dhe menaxhon sistemin e informacionit ndërmjet këtyre njësive.
 - Nxjerr urdhra dhe direktiva që i zbaton Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë