Takim me përfaqësuesit e Agjensisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL)
Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, organizoi më date 8 prill 2015, nje takim me përfaqësuesit e APAAL ne kuader te sigurimit te vazhdueshem te cilesise se arsimit te larte.
Në takim ishin të pranishëm Rektori dhe Dekanët e SHLPB, si dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Cilësisë. Takimi u zhvillua në formë intraktive, duke krijuar mundësi për pjesëmarrësit të komunikojnë me përfaqësuesit e agjensisë lidhur me cështje dhe problematika konkrete të hasura gjatë punës për rritjen e cilësisë në institucion, si dhe të marrin informacion lidhur me procedurat e akreditimit institucional.
Përfaqësuesit e agjensisë u përqendruan kryesisht në dy cështe të cilat shihen me rëndësi në kuadër të procesit të akredimit dhe konkretisht, vlerësimin e brendshëm të institucionit dhe shtyllat në të cilat duhet te mbështetet raporti i vlerësimit.
Gjithashtu u diskutua lidhur me punën e njësisë së sigurimit të cilësisë, detyrat specifike dhe metodologjinë e punës lidhur me rritjen e vazhdueshme të cilësisë në institucion. Një cështje e cila u diskutua gjatë, ishin dhe anketimet si pjesë e rëndësishme e vlerësimit të institucionit si dhe metodologjia e hartimit të pyetësorëve në mënyrë që të sigurohet marrja e informacionit të dëshiruar.
Problematika te tjera të ngritura gjatë bashkëbisedimit, ishin dhe mënyra e ndryshimit të programeve pas akreditimit, cështje lidhur me ndryshime të gjuhës së programit dhe procedurat përkatëse, si dhe procedurat që do të ndiqen për akreditimin e pritshëm institucional.
Përfaqësuesit e agjensisë iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga pjesëmarrësit si dhe ofruan mbështetjen e tyre lidhur me sigurimin e informacionit të nevojshëm për institucionet e arsimit të lartë në kuadër të akreditimit institucional.