Takim informues me studentët e Departamentit të Informatikës Ekonomike

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë organizoi takimin informues me studentët e Departamentit të Informatikës Ekonomike për vlerësimin e brendshëm të programit "Bachelor në Informatikë Ekonomike" që ofrohet nga departamenti i Informatikës Ekonomike. Në takim u diskutua rëndësia e vlerësimit të brendshëm të universitetit si dhe u shpjeguan disa informacione të rëndësishme mbi NJSBC.