Takim informues me Departamentin e Informatikës Ekonomike

Njësia e Sigurimit të brendshëm të Cilësisë organizoi takimin informues me GVB për vlerësimin e brendshëm të programit “Bachelor në Informatikë Ekonomike” që ofrohet nga Departamenti i Informatikës Ekonomike. Në takim u diskutuan ngritja e GVB, koordinimi i punës, afatet kohore, njoftimi dhe përfshirja e studentëve në procesin e vlerësimit të brendshëm.