Seminare Trainimi në informatikë
Kursi I
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë i SHLPB, me pjesëmarrjen e stafit administrativ, nisi të shtunën më datë 7 shkurt 2015, ciklin e seminareve trainuese mbi tema të informatikës.
Seminari i parë u përqendruar në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive kompjuterike në fushën e krijimit dhe redaktimit të publikimeve në programin MCS Word.
Gjatë seminarit, u krijua një material informativ duke përdorur duke përdorur teknikat e avancuara në programin Word.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen dhe të diskutojnë në lidhje me mënyrën e krijimit të faqeve të një gazete.
Seminari u ndoq me interes dhe u vlerësua së tepërmi nga pjesëmarrësit.
Kursi II
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë i SHLPB, vijoi në datë 14 shkurt 2015 seminaret trajnuese mbi tema të informatikës për stafin administrativ.
Seminari i dytë u përqendrua në programin MCS Excel.
Trajnimi kishte si tematikë Pivot Table e cila është një nga pikat më të rëndësishme të programit Excel. Pivot Table krijon lehtësi të madhe në lidhje me raportet dhe statistika të ndryshme.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të njihen me teknika të avancuara të Charts.
Kursi III
Këshilli Sigurimit të Cilësisë së ShLPB vijoi më 21 shkurt 2015 seminarin pasardhës trajnues përsa i përket temave të informatikës, të organizuar për stafin administrativ.
Seminari u përqëndrua në opsionin Pivot Table të programit të Excelit.
Një nga pikat e rëndësishme të Pivot table është përdorimi i Filters, Slicers dhe Charts. Pjesëmarrësit e vlerësuan si shumë të nevojshme përdorimin e ketyre opsioneve, pasi i ndihmojnë shumë në punën e tyre të përditshme.