Pjesëmarrje e përfaqësuesit të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në Java Ndërkombëtare Erasmus në Timisoara…
Përgjegjësja e zyrës së sigurimit të brendshëm të cilësisë, Dr.Enriketa Sogutlu, mori pjesë në Javën Ndërkombëtare Erasmus në Universitetin Perëndimor të Timisoara, Rumani. Aktiviteti mblodhi anëtarë të stafit akademik dhe administrativ nga universitetet partnere të WUT-së, për të eksploruar sfidat dhe mundësitë e Programit Erasmus dhe procesin e ndërkombëtarizimit në fushën e arsimit të lartë në Evropë dhe në mbarë botën.