Njohje me Këshillin e Sigurimit të Cilësisë
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Akademik, të organizuar në kuadër të hapjes së vitit të ri akademik, më 20 tetor 2014, rektori i SHLP "Hëna e Plotë" (Bedër) Dr. Ferdinand Gjana, informoi stafin akademik në lidhje me punën që është kryer nga Këshilli i Sigurimit të Cilësisë në kuadër të sigurimit të cilësisë në përgatitje për procesin e ardhshëm të akreditimit. Në fjalën e tij rektori përgëzoi gatishmërinë e departamenteve dhe stafit akademik në përgjigje të kërkesave të komisionit dhe kërkoi një bashkëpunimin të plotë të stafit dhe njësive akademike dhe administrative në këtë proces.
Në emër të Këshillit të Sigurimit të Cilësisë foli Z. Isa Erbas, i cili përfitoi nga rasti për të informuar stafin akademik në lidhje me procedurën që pritet të ndiqet gjatë procesit të akreditimit, ku pas vizitës fillestare, institucioni do të përgatisë një raport vetëvlerësimi, i cili do të pasohet nga një vizitë të dytë e ekipit të vlerësimit. Një rëndësi e madhe do t’i jepet mendimit të stafit akademik dhe më e rëndësishmja mendimit të studentëve, çfarë kërkon rrjedhimisht një bashkëpunim të ngushtë të gjithë institucionit, një pikë thelbësore për realizimin me sukses të procesit të akreditimit.