Mënyra për të bërë mësimdhënien më efektive
Me propozim të Këshillit të Sigurimin e Cilësisë së SHLPB dhe në bashkëpunim me Zyrën e Burimeve Njerëzore, u organizua më 30 prill 2015 seminari mbi “Mënyra për të bërë mësimdhënien më efektive”.
Seminari në të cilin morën pjesë anëtarët e personelit akademik të institucionmit, u drejtuar nga Dr. Çlirim Toci.
Seminari u organizua në mënyrë interaktive duke siguruar shkëmbimin e informacionit mbi temat në diskutim.
Lektori paraqiti në mënyrë të detajuar teknika që konsiderohen të nevojshme për të siguruar një mësimdhënie efektive duke u përqendruar si në rëndësinë e përgatitjes paraprake ashtu dhe në teknikat e përdoruara gjatë mësimdhënies.
Më konkretisht temat që u diskutuan ishin rëndësia e tërheqjes së studentëve që në fillim të mësimit, rëndësia e organizimit dhe përgatitjes paraprake, rëndësia e një leksioni interaktiv, mënyrat e përdorimit të teknologjisë dhe rëndësia e saj, si dhe rëndësia e marrjes së vlerësimit dhe mendimit të studentëve.
U theksua sidomos fakti se studentët mbeten qendra kryesore e mësimit, rrjedhimit njohja e tyre ka një rëndësi të madhe sikurse dhe fakti se leksioni duhet të jëtë sa më interaktiv duke siguruar përfshirjen e tyre.
Një aspekt tjetër me interes, ishte rëndësia dhe positiviteti i ndryshimit. Në këtë drejtim rekomandimi ishte rinovimi i vazhdueshëm i teknikave të mësimdhënies, duke mos mbetur në formatin e testuar, por të provohen strategji dhe mënyra të reja të cilat sigurojë efektivitet më të lartë.
Seminari u ndoq me interes nga pjesëmarrësit.