Kursi i Gjuhës Angleze

Këshilli i Sigurimit të Cilësisë, në kuadër të rritjes së cilësisë dhe në përputhje me rregulloren e KSC dhe rregulloret e tjera institucionale, ka propozuar dhe është duke organizuar në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze një kurs informal për gjuhën angleze.

Kursi është përgatitur për personelin akademik të SHLP "Hena e Plotë" Bedër, i cili është i interesuar për rifreskimin dhe përmirësimin e aftësive në gjuhën angleze.

Kurset do të organizohen çdo javë, të ndarë në dy seanca me një kohëzgjatje  dy orë.

Programi ka filluar ditën e martë më 24 shkurt dhe do të përfundojë në qershor 2015.