Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë (NJSBC)
Sigurimi i brendshëm i cilësisë është një detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë duke qenë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e cilësisë. Ky sistem, ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen ne statutin e institucioneve të arsimit të lartë.
NjSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë. Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore shkencore. Detyrë integrale e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fund semestri, mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi të ofruara nga IAL.